Rritja e shifrave të koronavirusit në vend ka rikthyer frikën te qytetarët. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikon një video-mesazh për të gjithë qytetarët, ndërsa iu bën thirrje të respektojnë rregullat.
Ndërkohë, përbri videos Manastirliu shkruan se qytetarët duhet të ndihmojnë në kufizimin e përhapjes së virusit, duke respektuar rregullat, mbi të gjitha duke ruajtur distancën.
“Çdo qytetar mund të ndihmojë në kufizimin e përhapjes së #COVID19. #RespektoniRregullat ↔️Kur dilni, ruani distancën 1.5 metër Mbani maskë/barriera mbrojtëse kur nuk është e mundur të ruhet distanca fizike Lani shpesh duart Dezinfektoni dhe ajrosni ambientet ku qëndroni ‼️#RuaniShëndetin #Mbroni veten dhe të tjerët”, shkruan Manastiruliu.