Albana Fico, e cila prej tre vitesh mbante postin e drejtoreshës së QSUT-së, do të zëvendësohet në detyrë nga Alma Cami.
Aktualisht Alma Cani ishte shefe e Reanimacionit në spitalin “Shefqet Ndroqi”
Deri më tani nuk dihet ende arsyeja e largimit të Ficos nga posti që e mbante prej 3 vitesh. Fico mori detyrën në dhjetor të vitit 2021, ku zëvendësoi Enkelejd Jotin.
Kujtojmë se ajo ka qenë e sulmuar nga opozita për tenderat e barnave, ndërsa së fundmi ka nisur edhe hetimi nga prokuroria për zjarrin që ra në Urgjencën e re të QSUT-së, godinë e cila është inauguruar prej më pak se një viti.