Ilir Beqaj refuzoi të paguante 10 mln lekë, GJKKO: SPAK t’u japë të ish-ministrit aktet pa pagesë

Aktualitet Kronikë Kryesore Politikë

GJKKO ka urdhëruar SPAK t’i vërë në dispozicion Ilir Beqajt, aktet e dosjes  së hetimit për sterilizimin, në menyreë elektronike dhe pa pagesë.


Vendimi u mor për shkak se ish-ministri  refuzoi të kryente pagesën prej 10 mln lekësh.

Edhe vetë ish-ministri Beqaj, në një prononcim për gazetarët konfirmoi dicka të tillë, ku shpreh se “gjykata rrëzoi pengesën artificiale” duke urdhëruar akuzën të vërë në dispozicion të 602 volumet në versionin elektronik.

“Gjykata rrëzoi pengesën artificiale që me qëllim akuza na ka bërë gjithë këto muaj. Urdhëroi akuzën që të na vërë në dispozicion të 602 volumet në versionin elektronik, pa pagesë”, tha Beqaj për mediat.

Ish-ministri i Shëndetësisë, është nën akuzë për Sterilizimin, bashkë me 8 persona të tjerë, mes tyre dhe ish-zv.ministri Rrjepaj dhe biznesmeni Rrapaj.

SPAK vendosi Ilir Beqajn nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, me koncensionin prej 100 milionë euro për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale në spitalet shtetërore.

Ish-ministri socialist i shëndetësisë, Ilir Beqaj, ishte prej shumë muajsh me statusin e personit nën hetim dhe paraqitej çdo të premte në SPAK.

Koncensioni afro 100 milionë euro në 10 vjet siguron instrumentat kirurgjikale të personalizuar, mjete njëpërdorimëshe kirurgjikale, trajtimin e mbetejeve biologjike dhe desinfektim të sallave kirurgjikale.

Ai u miratua nga ministria e shëndetësisë në dhjetor 2015, që shpalli fitues kompaninë SaniService, por afro 8 vjet pas kësaj, SPAK-u arrestoi në gusht 2023 sipërmarrësin e koncensionit në akuzën e mashtrimit, Ilir Rrapaj dhe ish-zëvendës ministrin Klodian Rrjepaj për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash, ndërsa sot edhe ish ministri Beqaj u akuzua për shpërdorim detyre.

Ata dyshohen se kanë shkelur procedurat ligjore të dhënies së koncensionit, kanë toleruar shkeljet e njëri tjetrit, duke përshtatur dokumentat dhe treguesit spitalorë dhe financiarë me qëllimin e paracaktuar, që koncensionin ta fitonte shoku i vjetër i ish-zëvendës ministrit Rrjepaj.

Share: