Një aksident me vdekje është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Shkozet-Plepa në Durrës. Gazetarja e “BalkanWeb”, Klodiana Haxhiaj raporton se një makinë tip “Renault Clio” ka dalë nga rruga dhe është përplasur më pas me bordurën dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Erjon Beli.
“BalkanWeb” mëson se viktima ishte nga Kavaja, ndërsa punonte si këngëtar në një lokal nate. Në momentin e aksidentit , i riu dyshohet se po fliste live me kamer në celular me një person tjetër. Kjo është pista kryesore ku policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.