Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka marrë pjesë në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Çitaku ndër të tjera gjatë fjalimit të saj ka shpalosur faktet dhe përparimin e Kosovës. Temë është bërë kësaj here nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të cilin Çitaku është përplasur me ministrin serb.
‘Kjo dhomë nuk është gjykatë për neve si politikanë. Është e vërtetë se Kurti ka fituar zgjedhjet në Kosovë. Ai ka thënë qartë disa herë se është pro dialogut.
Më kënaq kjo që kolegu im nga Serbia e mbron flamurin e Kosovës. Flamuri i Kosovës gjithmonë do të qëndrojë në zyrën e Kryeministrit të Kosovës. Ju kujtoj që Kurti ka qenë i burgosur politik në Serbi, derisa Daçiç atëherë ka qenë ministër’, ka thënë Çitaku duke e kundërshtuar Daçiçin i cili në fjalën e tij tha se Kurti nuk e njeh flamurin e Kosovës.