Është rikthyer paniku i tërmeteve në qytetin e Korçës, këtë mëngjes.
Një lëkundje e fuqishme me magnitudë 5.2 i shkallës Rihter ka tronditur qytetin juglindor, në orën 06:25. Raportohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Boboshticë, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth.
Nga të dhënat e para,mësohet se nga tërmeti ka dëme materiale, ndërsa është krijuar dhe panik i madh tek qytetarët.
Ndërkohë, lëkundjet janë ndjerë edhe në shumë qytete të tjera, si në Tiranë, Elbasan, Gjirokastër, por edhe në Greqi e Maqedoninë e Veriut.