Nuk deklaroi vjedhjen në Itali, ish-gjyqtari Admir Thanza shkon në gjyq

Aktualitet Kronikë Kryesore

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e prokurorisë për të marrë si të pandehur ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza.

Prokuroria e Tiranës mbylli hetimin për Admir Thanzën në fund të Janarit. Ai akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Dosja në ngarkim të tij iu dërgua gjykatës së kryeqytetit, e cila këtë të mërkurë vendosi që ish-gjyqtari të ulet në bankën e të pandehurve.

Hetimi për ish-gjyqtarin Thanza nisi pas paraqitjes së tij para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për procesin e Vettingut, në të cilin rezultoi ngelës. Në këtë proces doli në dritë një gjetje e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimin se Thanza rezultonte i dënuar në vitin 1999 nga Gjykata e Pizës në Itali.

Dënimi me 40 ditë burg dhe gjobë për vjedhje në një supermarketi. Vuajtja e dënimit ishte pezulluar, por asgjë nuk ishte deklaruar rreth tij në formularët e dekriminalizimit.

Përpara komisionit të Vettingut, Thanza tha se nuk kishte vjedhur asnjëherë. Sipas tij, aktin e kishte kryer kunata, por e kishte marrë ai përsipër për të mos i mohuar ndihmën e saj nipit të sëmurë rëndë në Itali.

Në dosjen ndaj Thanzës prokurorët e Tiranës kanë edhe një letërporosi të mbërritur nga Italia, e cila konfirmon se ish-gjyqtari ka qenë i dënuar nga drejtësia italiane për vjedhje.

Share: