Shqipëri, certifikohen kursantët e Akademisë së Media

Aktualitet Kulturë

Akademia e Medias u realizua nën bashkëpunimin e Ambasadës së Turqisë në Tiranë, Institutit “Yunus Emre” Tiranë, Radiotelevizionit të Turqisë (TRT) dhe AKM Medias.

Në një ceremoni të organizuar në Tiranë u ndanë certifikatat e kursantëve që morën pjesë në Akademinë e Medias, raporton Anadolu Agency (AA).

Akademia e Medias u realizua nën bashkëpunimin e Ambasadës së Turqisë në Tiranë, Institutit “Yunus Emre” Tiranë, Radiotelevizionit të Turqisë (TRT) dhe AKM Medias.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, tha se ky aktivitet u bë i mundur me kontributin e Radiotelevizionit të Turqisë dhe theksoi ky medium është një institucion i rëndësishëm që ka shpërndarë gjithmonë informacione për Turqinë.

“Instituti Yunus Emre në bashkëpunim me TRT-në përgatiti 16 vëllezër dhe motra shqiptare në fushën e gazetarisë, u mësoi atyre se si duhet shkruar lajmi, se si duhet të jetë transparent, se si ai duhet të shkoj sa më shpejt tek lexuesit dhe dëgjuesit në mënyrë të saktë. Këto 16 vëllezër dhe motra të trajnuar do të jenë një urë e rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe popujve tanë të cilët e duan shumë njëri-tjetrin. Këta gazetarë që u përgatitën këtu, në të ardhmen do të jenë gazetarë që ngjarjet në Shqipëri në mënyrë të saktë dhe të pa anshme do t’ja prezantojnë njerëzve në Turqi dhe anasjelltas”, tha Yörük.

Ambasadori Yörük theksoi se në kuadrin e marrëdhënieve ndërkombëtare Turqia sot ka një rol të rëndësishëm me politikën e saj të jashtme, siç tha ai, jo vetëm në rajon, por veprimtaria e saj dëgjohet në të gjitha anët e botës.

“Në kuadrin e politikës së jashtme të Turqisë vendin kryesor e zë elementi humanitar”, tha ai.

Në fjalën e tij përfaqësuesi i Radiotelevizionit të Turqisë (TRT) në Shkup, Bunjamin Shahin, tha se media sot ka arritur një forcë që ndryshon formën e çdo gjëje.

“Sot ka shumë institucione si shtetërore ashtu dhe private që bëjnë lajme dhe shumica e tyre kanë dalë nga TRT-ja. TRT ka bërë gjithçka pa pritur ndonjë përfitim nga të tjerët, por e ka bërë për qëllime të njerëzve. TRT me 14 kanalet sot vazhdon të konkurroj në botë. Mesazhet që doni të jepni, jepni shkurt, sepse nëse i zgjasni nuk kuptohen. Mesazhi më i shkurtër është ai që ndikon më shumë. Shpresoj që gazetarët e rinj kanë mësuar gjithçka dhe ju uroj suksese”, tha Shahin.

Ndërsa drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, në fjalën e tij tha se media është një ndër sektorët më të rëndësishëm.

“Ne u munduam që për të ardhmen të ndërtojmë ura për të bashkuar njëri-tjetrin. Me këtë qëllim organizuam Akademinë e Medias për 10 ditë”, u shpreh Demirbaş.

Editori i AKM Medias, Malik Hasa, tha se uron që Akademia e Medias të kthehet në një traditë, sepse sipas tij është e nevojshme.

Në këtë trajnim 10 ditor kanë marrë pjesë 16 gazetarë dhe studentë shqiptarë që studiojnë për gazetari, ndërsa nga ekspertët e medias nga Turqia dhe Shqipëria janë trajtuar disa tema, si përgatitja e lajmeve, etika në gazetari, roli i gazetarit dhe tema të tjera.

/AA

Share: