Kriza politike/ Meta thërret në takim krerët e partive të vogla

Aktualitet Kryesore Politikë

Presidenti Ilir Meta thërret të martën në orën 11:00, në një tryezë dialogu partitë e vogla. Një vendim i tillë vjen pas thirrjes së krerëve të këtyre të fundit një ditë më parë, fill pas takimin me ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca.

Mësohet se në takimin me metën do të jenë të pranishëm kreu i Partisë Republikane Fatmir mediu, kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule dhe kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Ishte kreu i PR-së, Fatmir Mediu ai që i bëri thirrje Presidentit të uleshin në një tryezë dialogu me qëllim zgjidhjen e krizës politike. Mediu kërkoi edhe përfshirjen e Partisë Socialiste në këtë takim.
Share: