Bujar Spahiu është zgjedhur kreu i ri i Komunitet Mysliman të Shqipërisë në zgjedhjet që u zhvilluan sot.
Bujar Spahiu mbante më parë postin e nënkryetarit të KMSH dhe u zgjodh sot në krye të këtij institucioni me 59 vota.
Në garë ishin myftiu i Tiranës Ylli Gurra që mori 26 vota dhe myftiu i Lushnjës Gramoz Blliku, i cili mori 2 vota.
Skënder Bruçaj u tërhoq nga gara për një mandat të dytë 5-vjecar në krye të KMSH.