Prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e pronave dhe të pasurive të Admir Muratajt dhe vëllezërve të tij. Prokuroria ka sekuestruar rreth 300 mijë euro në cilësinë e provës materiale, ndërsa arsyeton se në bazë të deklarimeve, vetë Admir Murataj nuk i justifikonte pasuritë që kishte, e po ashtu edhe vëllezërit e tij.
Në emër të vëllezërve Murataj dhe familjarëve të tyre, prokuroria ka gjetur apartament në vlerën e 41 mijë dollarëve, rreth 470 metra katror truall në Yzberisht, garazh, pemtore në Bathore rreth 608 metra katrorë, 2 apartamente në Sarandë si edhe vila dy katëshe e Admir Muratajt në Prezë.
Automjetet e sekuestruara:
BMW X6 sekuestruar shtetasit Can Murataj;
Fouristradë Mercedes Benz;
Fuoristradë BMW X3 sekuestruar të pandehurit Aleksandër Murataj;
2 DODGE, sekuestruar shtetasit Can Murataj;
Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj;
Volkswagen Tiguan;
Land Rover Defender sekuestruar Can Murataj;
Motoçikletë BMË sekuestruar në banesën e Admir Muratajt;