Ministri Lleshaj zbulon shumën e parave të grabitura nga avioni në Rinas

Aktualitet Kronikë Kryesore Politikë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka treguar mbrëmjen e djeshme në emisonin “Real Story” të Sokol Ballës se sa ka qenë shuma e vërtetë e parave të grabitura në aeroportin e Rinasit dy ditë më parë. Lleshaj ka treguar se në fakt nuk janë grabitur as 7 milion dhe as 10 milionë euro, por 5 milionë euro, pra një shifër rreth 5 milionë.

Ndërkohë më tej, Lleshaj ka shtuar gjithashtu se kur grabitësit kanë ndërruar furgonin për të kaluar në një mjet të dytë, e kanë vendosur atë kryq në rrugë duke bërë të pamundur ndjekjen e mëtejshme nga Policia.

‘Shifra që kam unë është afër 5 milion eurove. Nuk është as 7 as 10. Pra ka qenë diçka rreth 5 milion. Kur grabitësit kanë ndërruar mjetet kanë lënë furgonin kryq dhe kanë bllokuar rrugën. Të gjitha parat i kanë kaluatr në mjetin e dytë. Kur po kalonin paratë është afruar policia dhe ka nisur shkëmbimi i zjarrit. Ka qenë vendosja e furgonit me shkrimin ‘Hetimin Tatimor’ kryq që ka penguar vazhdimin e ndjekjes nga Policia’, ka thënë ndër të tjera ministri Sandër Lleshaj.

Ministri i Brendshëm ka treguar për herë të parë mbrëmjen e sotme se Policia ka marrë njoftim për grabitjen në Rinas nga një burim tjetër dhe jo nga konçesionari, siç duhet të ndodhte.

‘Unë di që policia është vënë në dijeni nga një burim tjetër fillimisht, jo nga koncesionari, nga punonjësit e kompanisë së avioneve. Policia ka reaguar në sekond, ka tentuar të futet brenda dhe nuk I është hapur dera. Policia ka reaguar shumë shpejt pasi kanë qënë brenda në makinë, nuk ishin jashtë’, ka thënë ndër të tjera Ministri i Brendshëm.

Më tje, Lleshaj ka shtuar se Policia nuk e ka hapur dot derën për tu futur në pist fillimisht, ndërkohë që është shprehur se nuk beson që dera të mos jetë hapur me qëllim nga konçesionari.

‘Është e vërtete që policia ka tentuar të futet në pistën e aeroportit por nuk ka hapur dot derën. Nuk besoj se kompania administruese e sigurisë brenda në aeroport nuk e ka hapur deren me qëllim, nuk e besoj këtë. Dua të sqaroj se grupi I FNSH-së, ndodhej aty afër aeroportit e pozicionuar për sigurine e Rinasit. Por dicka nuk funksionoi në bashkëpunimin me kompaninë, kjo duhet të verifikohet.’

 

Share: