Sot priten reshje intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet e tjera priten reshje mesatare dhe lokalisht mesatare.
Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet do të jenë në formë shtrëngate, më të mundshme në jug të vendit.
Nga llogaritjet e IGJEUM, për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve në qarqet Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër ka mundësi për përmbytje lokale kryesisht në pjesën e parë të ditës së nesërme. Në zonat urbane, problemet mund të shfaqen në varësi të gjendjes së sistemit të kanalizimeve.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 13 / 18 °C
në vendet e ulëta: 14 / 17 °C
në vendet malore: 7 / 12 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet pritet të jetë mesatare deri e fortë.