LSI në kolaps, një tjetër kandidat nuk i bindet Monika Kryemadhit, kërkon mandatin në KQZ

Politikë

Urdhrit të Monika Kryemadhi për të djegur mandatin e deputetit nuk i është bindur edhe një tjetër kandidat për deputet nga radhët e LSI. 

Eugen Bojaxhiu ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit që në mënyrë të tillë të marrë mandatin e deputetit. 

Bojaxhiu ka garuar në zgjedhjet e shkuara në listën e qarkut të Beratit. 

Pas marrjes së mandatit nga KQZ ai do të betohen në Kuvend dhe do t’i bashkohet opozitës së re.

Share: