“Hyni në zgjedhje”,i dërguari i SHBA një orë në zyrën e Bashës

Aktualitet Kryesore Politikë

Ndërsa mesazhi i SHBA-ve u transmetua i qartë nga Matthew Palmer në një takim me gazetarët, Zv.ndihmës sekretari amerikan është takuar edhe me kryedemokratin Lulzim Basha.

Bëhet me dije se zoti Palmer zhvilloi një bisedë në selinë blu për  rreth një orë me kryetarin Basha. Në përfundim të takimit, nuk pati asnjë deklaratë për mediat.

Në takimin me gazetarët ai u shpreh se qeveria shqiptare ishte legjitime dhe se të gjtiha partitë politike duhet të hynin në zgjedhejt e 30 qershorit. Mendohet që këtë mesazh t’ja përcjellë edhe kryedemokratit Basha, ndonëse u shpreh se nuk ka ardhur këtu me ndonjë skenar për zgjidhjen e krizës.

“Inkurajoj të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Nuk është zgjidhje djegia e mandateve. Do të ishte fatkeqësi nëse opozita nuk do merrte pjesë në këtë proces të rëndësishëm demokratik. Përgjegjësia e opozitës është të marrë pjesë në zgjedhje të ndajë vizionin me mbështetësit të punojë fort të ketë platformë politike atraktive të ketë kandidatë të fortë që të fitoje zgjedhjet” -tha Palmer në takimin me gazetarët.

Një ditë më parë Palmer u takua me kryeministrin Rama, ndërsa pas kryedemokratit Basha do të takohet edhe me Kreun e Shtetit, Ilir Metën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
Share: