Një grabitje me armë e një makine të blinduar me para ka ndodhur në Rinas para pak minutash.
Paraprakisht mësohet se ka patur shkëmbim zjarri dhe ka mbetur një i vdekur por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia.
Raportohet se bëhet fjalë një një shumë prej 2 mln eurosh që i përkisnin një banke të niveli të dytë dhe po transportoheshin me automjet të blinduar në rrugën e Rinasit. Autorët kanë qenë të veshur me rroba ushtarake.