Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali në një dalje mbrëmë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së tha se, PS nuk negocion për zgjedhjet.
E pyetur se çfarë mendon për faktin se opozita ka braktisur zgjedhjet, Elisa Spiropali tha se në fakt janë disa subjekte që nuk marrin pjesë në zgjedhje.
“Janë shumë subjekte politike që kanë hyrë në garë me ne. Janë 42 parti të tjera të regjistruara. Ata që kanë braktisur zgjedhjet nuk janë opozita e vendit, por disa parti që kanë vendosur të mos hyjnë në zgjedhje. I ashtuquajturi koalicioni opozitar PD , LSI dhe parti të tjera, për turp të tyre nuk hyjnë në zgjedhje duke lënë mbështetësit e vet rrugëve. Hera e parë që ndodh. Keqardhje e madhe dhe turp për ato parti”, deklaroi Spiropali.