Reshjet e shiut do të jenë të pranishme në pothuaj gjithë territorin e vendit gjatë ditës së sotme.
Parashikimi i motit sipas Insitutit të Gjeoshkencave.
RESHJET
Sot (e diel dt.07) priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Ekziston mundësia (ndonëse mjaft e vogël) që në zona të kufizuara të qarqeve gjatë pasditeve, reshjet mund të jenë në formë shtrëngate, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).
TEMPERATURAT
Sot (e diel dt.07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 20 °C
në vendet e ulëta: 10 / 21 °C
në vendet malore: 3 / 15 °C
ERA
Sot (e diel dt.07) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, në disa raste deri e fortë, kryesisht në zonat malore të territorit.