Këngëtarja e njohur, Merita Halili, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Rreze Dielli”, ku ka folur për jetën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sakrificat që i është dashur që të bëjë për të rritur 3 vajzat e saj.
“Unë kam sakrifikuar shumë si nënë, unë jam marrë shumë me vajzat, sepse Raifi në fillimet e para bënte 3 punë sepse unë i kisha të vogla vajzat dhe nuk kisha dëshirë ti çoja nëpër çerdhe, kopshte, e thashë se është më mirë ti rris vetë. Kur kisha aktivitetet i kam lënë me gra shumë të mira që ishin nga Shqipëria. Ka patur edhe momente që i kam marrë me vete, që i kam vendosur pambuk te veshët për shkak të zhurmave. Këto kanë qenë sakrificat e para të miat dhe nuk ka qenë e lehtë, i kam rritur me edukatë”, ka rrëfyer Merita e përlotur.
Por edhe pse ka vite që është larguar Shqipëria, Merita Halili nuk ka hequr dorë nga muzika. Këngëtarja herë pas here jep shfaqje në skenat më prestigjioze në Amerikë, ku njihet dhe vlerësohet muzika e Ballkanit.
Ndërkohë që të qëndrojë sa më pranë me fansat e saj shqiptarë, Merita ka vendosur që të hapë një llogari në rrjetin social “Instagram”, ku publikon fotografi të saj dhe të familjes.