Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, ka lëshuar një apel për qytetarët sa i përket pajisjes me karta identiteti dhe pasaporta.
Lleshaj shkruan në rrjetet sociale se shtetasit që i kanë mjetet në prag të skadencës duhet të nxitojnë për rinovimin e tyre.
“Kartat e identitetit dhe pasaportat janë në prag të skadimit për shumë qytetarë.
Nga fillimi i tetorit ato që skadojnë këtë vit nuk do të mund të përdoren më, nëse nuk shoqërohen me dokumentin e aplikimit.
Të gjithë duhet të NXITOJNË sot, që të mos BEFASOHEN nesër, kur të ndalohen për të udhëtuar jashtë vendit apo kur të mos mund të marrin një shërbim tjetër brenda tij” – shkruan Lleshaj.