Britania vatra e re në Evropë me shifra të frikshme të COVID-19, tejkaloi Italinë dhe Spanjën

Aktualitet Kryesore Rajon/Botë

Një 11-vjeçar është në mesin e 917 pacientëve të tjerë që kanë vdekur në Britani të Madhe pas testimit pozitiv me koronavirus, duke çuar në total numrin e të vdekurve në 9,875.

 

 

 

 

Ka një rënie të vdekjeve nga 980 viktima të premten, e cila mbetet më e larta e regjistruar në një ditë të vetme deri më tani dhe madje i tejkaloi ditët më të këqija të Italisë dhe Spanjës.

 

Rastet totale gjithashtu u rritën me 5.233 duke e çuar numrin në total në 78,991 të prekur nga virusi potencialisht vdekjeprurës.

NHS England raportoi se 823 pacientë të tjerë kishin vdekur në spitalet e tyre në 24 orët e fundit – më i riu ishte 11 vjeç dhe më i moshuari ishte 102, të dy me probleme themelore shëndetësore, shkruan “Mail“.

Nga këto 828 vdekje në Angli, 33 prej tyre – të moshës midis 29 dhe 94 – nuk kishin kushte themelore shëndetësore.

Skocia konfirmoi dje 47 vdekje të mëtejshme, duke sjellë viktimat totale të vendit në 542, ndërsa numri i viktimave në Irlandën e Veriut, shkoi në 107 pas 15 vdekjeve shtesë.

Rritja e vdekjeve erdhi ndërsa drejtori mjekësor i NHS në Angli Stephen Powis pretendoi se Mbretëria e Bashkuar është akoma në ‘raundin e parë’ në luftën e saj me koronavirus – duke shtuar se trajtimi i saj do të jetë më shumë një maratonë sesa një sprint.

Deklarata e tij ndjek atë të policisë, e cila u tha britanikëve të qëndrojnë brenda gjatë fundjavës teksa temperaturat kanë pësuar rritje.

Share: