Nuk reshtin dyshimet për origjinën e Koronavirusit, laboratori kinez nga ku besohet se ka dalë virusi “financim i SHBA-ve”

Aktualitet Kryesore Rajon/Botë

“Laboratori kinez nga ku besohet se ka patur një rrjedhje të mundshme të koronavirusit ka përdorur para të qeverisë amerikane për të realizuar hulumtime në lakuriqët e natës për të cilët shkencëtarët besojnë se janë burimi origjinal i shpërthimit vdekjeprurës.”.

 

Kështu thuhet në një artikull të Daily Mail. Instituti i Virologjisë Wuhan ndërmori eksperimente për koronavirusin mbi gjitarë të kapur më shumë se 1.000 milje larg në Yunnan, të cilat u financuan nga një grant prej 3.7 milionë dollarë nga qeveria amerikane.

Zbulimi që Instituti Wuhan po eksperimentonte tek zona tashmë e njohur si burimi i COVID-1- dhe duke e bërë këtë me paratë amerikane ka ngjallur frikë të mëtejshëm se laboratori, dhe jo tregu, është burimi origjinal i shpërthimit.

Instituti ndodhet vetëm 20 milje larg tregut të ushqimit, ku fillimisht besohej se filloi shpërthimi. Ekspertët vazhdojnë të thonë se virusi është transferuar nga kafshë te njeriu dhe nuk është krijuar me laborator në Kinë siç pretendojnë disa teori konspirative.

Share: