Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”, ka folur për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ai ka shprehur kritika në drejtim të Bashkimit Evropian.
Krye parlamentari shprehet mes tjerash se është i pakonceptueshëm veprimi i BE-së, i cili vijon të mbajë peng nga lëvizja e lirë kosovarët, në një kohë kur të gjitha kushtet janë plotësuar.
“Ku është dinjiteti i BE-së, ku janë vlerat?” pyet ai. “BE duket se është në një krizë të madhe, sepse një vend në Evropë me 1.7 milionë banorë, që janë shumë pro-evropian, tani duhet të paguajë për këtë krizë”, tha Veseli për median austriake.