Petrit Lekaj, babai shqiptar që vrau vajzën e tij 20 vjeçe është përballur me një gjykatë në Adelajde nga shtrati, pasi është në spital me plagë të rënda në trup.
Sabrina Lekaj u gjet i vdekur në një makinë në Kidman Park të dielën. Babai i saj është i dyshuar për vrasjen e së bijës. Këtë mëngjes, Petrit Lekaj u përball me masën e paraburgimit. Vajza e tij Sabrina Lekaj u gjet e vdekur në një makinë rreth orës 11:30 të natës së së dielës, vetëm 250 metra nga shtëpia e familjes në Kidman Park në perëndim të Adelaide, shkruajnë mediat në gjuhën angleze.
Petrit Lekaj u gjet i plagosur me plagë në trup pranë vajzës dhe u dërgua në spital. Ai u arrestua nga policia si i dyshuar për vrasjen. Ai do të mbahet në paraburgim deri në paraqitjen e tij të ardhshme në gjykatë në janar. Policia ka vizituar edhe shtëpinë e familjes shqiptare ku ka ndodhur tragjedia, por nuk ka preferuar të japë detaje në publik.
Sabrina Lekaj ishte një studente e shkëlqyer e Mjekësisë dhe një pianiste e talentuar. Miqtë treguan se Sabrina ishte një vajzë e ëmbël, që vendoste gjithmonë nevojat e të tjerëve përpara vetes. Ata thanë se Sabrina do të mbetet në memorien e të gjithëve si një vajzë e jashtëzakonshme.