E rëndë në Greqi/ Babai shqiptar godet e plagos vajzën 16 vjeçe

Kronikë Kryesore Rajon/Botë

Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Volos të Greqisë, dje në orën 22.00. Një 48-vjeçar shqiptar ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij 16-vjeçare, derisa e ka lënë pa ndjenja.

 

Sipas të dhënave, 48-vjeçari është drejtuar në fshatin Nea Jonia pak kilometra nga  qyteti Volos, ku ndodhej e bija 16-vjeçare, e ka thirrur jashtë shtëpisë dhe e ka qëlluar fort në kokë dhe në qafë.

 

16-vjeçarja ka humbur ndjenjat ndërsa urgjenca e ka transportuar menjëherë në spital, ku kurohet jashtë rrezikut për jetën. Megjithëse 48-vjeçari është përpjekur të fshihet, policia ka arritur t’a arrestojë në 03.00 sot.

48-vjeçari është drejtuar në Prokurorinë e Volos dhe ndaj tij rëndon akuza  për ushtrim dhune ndaj të miturës, me rrezik vdekjen.

Nuk bëhet e ditur nëse ky ishte rast unik apo 16-vjeçarja dhunohej sistematikisht nga i ati. Të dhënat e prindit monstër nuk bëhen të ditura nga policia greke.

Share: