Atentati ndaj prokurorit dhe dy te tjerëve, dyshohet për vrasës me pagesë

Aktualitet Kronikë Kryesore

Policia kriminale dhe Prokuroria për Krime të rënda janë duke thelluar hetimet për të zbuluar autorët dhe motivet e atentatit në mbikalimin e Shkozetit ku mbetën të plagosur prokurori Arian Ndoji, shoferi i tij Andi Maloku si edhe Pellumb Muharremi i njohur me nofkën ‘Rrumi’.

Grupi hetimor është i përqëndruar në provat materiale të sekuestruar në automjetin e gjetur në rrugës së ishmit pranë varrezave e Shkafanës që dyshohet se iu përket atentatorëve. Në atë automjet policia ka sekuestruar 2 armë zjarri kallashnikovë, 2 maska si edhe 1 bidon me lëndë djegëse. Nga këto prova materiale ekspertët po përpiqen të përftojnë shenja te gishtave apo materiale AND-je për të bërë më pas krahasimin me materialet e personave të skeduar.

Pas ekspertizës, armët e zjarrit kanë rrezultuar funksionale dhe mund të kryenin qitje. Në laborator ekspertët po bëjnë krahasimin e gëzhojave të gjetura në vendngjarje me ato që prodhojnë armët e sekuestruara për të kuptuar nëse janë ato armë të përdorura në atentatin e së premtes. Kjo pasi ekziston mundësia që mjeti I gjetur në Shkafane mund të jetë një karrem i autorëve për të ngatërruar policinë.

Armët e zjarrit po verifikohen për të zbuluar nëse janë përdorur në ngjarje tjetër kriminale.

Pista kryesore për të cilën po heton policia për ngjarjen është konflikti për pronat në Gjirin e Lalzit, ku Pëllumb Muharremi dhe persona të tjerë pretendonin të investonin. Personat me të cilët Rrumi ka pasur konflikt për pronat, mes të cilëve dhe Plarend Dervishi, janë shoqëruar që ditën e ngjarjes nga policia dhe janë lënë të lirë pasi kanë pasur alibitë e tyre. Nisur nga këto rrethana policia ka dyshime se atentati është kryer nga atentatorë me pagesë të cilët dyshohet se kanë ardhur nga kosova. Dyshimet për lidhjen e atentatorëve me kosovën janë shtuar pasi automjeti I gjetur në shkafane nuk rezulton i vjedhur dhe as I regjistruar në shqiperi. Ai dyshohet të jetë futur në vendin tonë ilegalisht. Ndërsa target e mjetit kanë qenë të vjedhura në Tiranë .

Share: