Arti shqiptar në zi: Shuhet ikona e kinematografisë Xhevdet Ferri, në moshën 59-vjeçare

Aktualitet Kronikë Kulturë

Është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare aktori i mirënjohur Xhevdet Ferri pas një beteje me një sëmundje të pashërueshme e cila e mori rrethuar nga dashuria e të afërmve të tij, bashkëshortes dhe vajzës.

 

Ai lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960.

Bashkëshort i aktores Rozeta Ferri me të cilën ka luajtur në shumë filma si Dhe vjen një ditë, Vitet e pritjes, Gjoleka djali i Abazit ,etj. Filmi i tij i parë ka qen kur ai ishte akoma një student.

Filmografia
Në kërkim të kujt – (2009) ….Prokurori
Gjallë – Alive! (2009) …Zefi
Time of the Comet (2007) …. babai Anjezes
Gjoleka, djali i Abazit (2006) …shoferi kamionit
Saimir – (2004) …Edmond
Dasma e Sakos – (1998) …Sako
Loin des barbares – (1994) …refugjat
Vitet e pritjes – (1990) …Gjoni
Treni niset në shtatë pa pesë – (1988) …Martini
Përrallë nga e kaluara – (1987)…Trimi
Dhe vjen një ditë – (1986) …..Gori
Hije që mbeten pas – (1985) …Agron Shkaba
Vendimi – (1984) ….Sadriu
Fushë e blertë fushë e kuqe – (1984) …Petriti
Besa e kuqe – (1982) …Pali
Era e ngrohtë e thellësive – (1982)
Gjurmë në kaltërsi – (1981 )…Astriti
Sketerre 43 – (1980) …Arjani
Vëllezër dhe shokë – (1980 )…Marko

Share: