Petrit Vasili: Rama thotë gënjeshtra të tmerrshme dhe idiote

Aktualitet Kryesore Politikë

Petrit Vasili thotë se Edi Rama gënjeu në një mënyrë të tmerrshme qytetarët në Kukës.

Ai mendon se shefi i qeverisë nuk është i sinqertë me elektoratin.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ndër të tjera ai thotë:

Gënjeshtra e tmerrshme e Ramës e të tijve, me 12 mijë vende pune në Kukës, më shume se Roma dhe Rinasi bashkë!!! Dje me gojën plot Rama dhe të tijtë mbushën dynjanë me gënjeshtrën sa idiote aq edhe diskredituese se do hapnin 12 mijë vende pune në Kukës. Sebepi i këtyre 12 mijë vendeve pune ishte se Aeroporti i Kukësit, i cili do të ketë sipas hesapeve të këtyre 300 mijë udhëtarë në vit.

Po ju shpjegoj fare thjesht se sa të trashë janë Rama dhe të tijtë kur gënjejnë. Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit “Nënë Tereza” që ka 3 milion udhëtarë në vit ka gjithsej 377 punonjës dhe 700 punonjës në bizneset përqark, pra 1077 vende pune.

Aeroporti më i madh ndërkombëtar i Italisë në Romë – Fiumicino me 40 milionë pasagjerë në vit ka vetëm 3377 të punësuar. Ky aeroporti i Kukësit sipas tarallakëve të qeverisë me 10 herë më pak pasagjerë, pra vetëm 300 mijë, do të ketë 4 herë më shumë se Aeroporti Leonardo da Vinci në Romë- Fiumicino dhe 12 herë më shumë të punësuar se Aeroporti i Rinasit “Nënë Tereza”???!!!!

Po ju ve ne dispozicion edhe shifrat zyrtare në tabelat zyrtare që ndodhet ne ëeb e Aeroportit të Romës dhe të Rinasit. I shihni vetë me nge dhe pastaj qeshni pak, por duhet të ulërini shumë, pasi idiotë dhe mashtrues të tillë ordinerë ky vend nuk ka parë ndonjë herë”, shkruan Vasili.

Share: