Policia në aksion /Lirohen 1000 m2 plazh në Spille e Qerret, nën hetim 2 biznesmenë

Aktualitet Kronikë Kryesore Sociale

Policia e Shtetit vijon aksionin përgjatë gjithë vijës bregdetare shqiptare, duke penalizuar e ndëshkuar të gjithë zaptuesit e plazhit.Së fundi, policia është ndalur në plazhin e Qerretit dhe Spillesë, duke liruar rreth 1000 m2 plazh të zaptuar në mënyrë të paligjshme.Gjatë aksionit, uniformat blu kanë sekuestruar rreth 200 komplete çadra e shezlongë, si dhe kanë proceduar dy përfaqësues subjektesh për “Fshehje të të ardhurave”, “Mospagim të taksave dhe tatimeve”, si dhe “Pushtim të tokës”.

 

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni ” Plazh i lirë”, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.

Lirohen nga Policia e Kavajës në plazhin e Qerretit dhe në Spille rreth 1000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme.

Policia e Kavajës sekuestron rreth 200 komplete çadra e shezlongë të vendosur në mënyrë të paligjshme.

Procedohen nga 2 përfaqësues subjektesh konkretisht A.B dhe E.H, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pushtimi i tokës”, pasi në Qerret dhe në Spille këta shtetas kishin zënë hapsirën e plazhit me shezlonge, çadra e karrige në mënyrë të paligjshme.

Policia e Kavajës ka përcjellë dokumentat në Prokurori edhe për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në ngarkim të zyrtarëve të tatim taksave në Bashkinë Kavajë, të proceduar më parë gjatë operacionit “Plazh i Lirë” të zhvilluar në Golem, të cilët nuk kanë kryer detyrën, duke lejuar që këto biznese dhe të tjera të proceduara më parë nga Policia, të ushtronin aktivitet në mënyrë të kundërligjshme. Operacioni është në vijim në gjithë vijën bregdetare.

Share: