“Nuk ndryshon qeveria me himn stonaturë” Rama ironi me Bashën

Kryesore Politikë

Nga foltorja e Kuvendit kreu i qeverisë Edi Rama akuzoi opozitën se është në një dëshmpërim të thellë, aq sa po rreshtohen krah atyre që nuk duan të dëgjojnë për Shqipërinë. Duke komentuar protestat e opozitës së bashkuar, Rama tha se qeverisë nuk kanë ca i bëjnë me kapsolla, kërcënime e shantazhe.

Pa vëmendje për kryeministrin duket se nuk ka kaluar as përmbyllja e protestave të opozitës, duke kënduar himnin kombëtar në selinë e PD, të cilën Rama e shfrytëzoi për të ironizuar kryedemokratin Basha.

“Si mundet të bjerë dinjiteti i disa forcave politike shqiptare, dhe që përdorin antishqiptarët dhe flasin për krim etnik, ndërsa krimi nuk ka ngjyrë. Krimi është krim. Kjo është e neveritshme Pse e bëjnë këtë si mund të arrijnë deri këtu si mundet lufta për pushtet ti cojë deri në këtë pikë. Si mundet që dëshpërimi të arrijë në pikën ku humbësi të presë rrënjët dhe të sillet si armik i vendit të vet. Si mundet që lufta politike të katandiset në derexhen ku ata kthehen në zëdhënës të atyre që nuk duan t ia dëgjojnë emrin Shqipërisë. Si mundet që alibitë e tyre të gjejnë vend këtu në vendin tonë. Ndërkohë që sot do të duhej të ishte ndryshe dita e politikës, ku duhet të na bashkojë Shqipëria dhe bindja se dinjiteti i Shqipërisë nuk negociohet. Si mundet! Jetojmë në një sistem që e ka mosdakordësinë në themel, është bazë e bashkëjetesës. Tjetër është kur mosdakordësia është arsye për debat e beteja që përfundojnë me gjykimin e popullit dhe tjetër kur mosdakordësia përkthehet në sherr për vdekje, për zhdukje. Është momenti për t’ju thënë shumë miqësisht, kanë një mijë e një arsye kundër kësaj qeverie, por shkuarja pas ‘Berihait’ të këtyre forcave që janë gati të përqafojnë cdo kënd që është gati ti fusë një shkelm Shqipërisë, dëmton ata vetë.” u shpreh Rama.

Share: