Ministria e Arsimit Besa Shahini i ka dhënë fund beqarisë. Pak ditë më parë në media u publikua foto teksa ajo dhe deputeti kosovar Dardan Molliqaj bënë celebrimin në Prishtinë.
Ndërkohë, ashtu sikurse ishte raportuar mbrëmë ministrja ka organizuar dasmën në një lokal në Tiranë. Çifti kanë mbledhur mbrëmë miqtë dhe të afërmit e tyre.
Ndërkaq, është publikuar edhe fotoja e parë nga dasma. Nga pamja duket se çifti ka organizuar një festë të thjeshtë, ndërsa Besa nuk ka preferuar të veshë fustan të bardhë.
Është kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati, i cili ka publikuar në Facebook foto ku shihet me çiftin dhe ministrin tjetër nga Kosova në qeverinë Rama, Gent Cakaj.