Zbardhet programi i Kongresit të PS-së më 23 mars

Aktualitet Kryesore Politikë

Më shumë se 8 orë diskutime do të ketë Kongresi elektoral i socialistëve që do zhvillojë punimet këtë të shtunë më 23 mars.

Në programin e Kongresit është parashikuar të flasin një numër i madh ministrash, deputetësh, kryetarësh bashkish etj.

Pas regjistrimit të delegatëve, Kongresi do të hapet me një fjalim nga Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla e pas tij do t’i drejtohet Kongresit zv. kryeministri Erion Braçe.

Kryeministri Edi Rama pritet të flasë në seancën e dytë të Kongresit, pas kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili do të prezantojë edhe kandidatët e PS për anëtarë të Këshillit Bashkiak Tiranë.

Seanca e tretë do të zhvillohet në tre vende të ndryshme, ndërsa Kongresi do të mbyllë punimet në orën 17:00.

Share: