Instagrami garanton, mesazhet janë më të sigurta

Shkencë & jetë

Ditën e Premte Facebook bëri publike planet për unifikimin e WhatsApp, Messenger dhe Instagram në një sistem të vetëm komunikimi.

Sipas një raporti të Nju Jork Times, gjiganti i medias sociale është duke punuar në një infrastrukturë për tre aplikacionet të cilat do të mund ti flasin njëri tjetrit.

Aplikacionet do të mbeten të pavarur nga njëri tjetri. Instagram ka 1 miliardë përdorues ndërsa WhatsApp 1.5 miliardë përdorues aktivë në ditë.

Duke shtuar enkriptimin fundor, Facebook do të sjellë një nivel të ri sigurie dhe privatësie për përdoruesit e Instagram.

Gjithashtu bisedat në Facebook Messenger do të enkriptohen automatikisht tashmë ndërsa më përpara duhej bërë manualisht, raporton PCW.

Aktualisht vetëm mesazhet e WhatsApp janë të enkriptuara automatikisht. Besimi tek platforma me 2.2 miliardë përdorues ka qenë në rënie vitin e kaluar pas shumë skandaleve dhe incidenteve të sigurisë.

Share: