Apple drejt uljes së çmimit të celularëve, shkak rënia e shitjeve

Shkencë & jetë

Shefi i kompanisë Apple, Tim Cook ka lënë të kuptohet se mund të ulin çmimet e celularëve iPhone në disa vende si një përpjekje për të ndaluar rënien e shitjeve.

Në tremujorin e fundit financiar, të ardhurat nga shitjet e iPhone, përgjegjëse për fitimet kryesore të kompanisë, kanë rënë me 15 përqind, shkruan BBC.

Në total, të ardhurat e firmës kanë rënë me 5 përqind në krahasim me një vit më parë.

Një rënie e tillë ishte parashikuar nga gjigandi i kompanisë. Ata fajësojnë ngadalësimin ekonomik në Kinë për këtë situatë.

Megjithatë shefi ekzekutiv, Tim Cook tha se klientët e kanë problem çmimin e lartë të celularëve të zgjuar.

Ai paralajmëroi se në muajin që nis do të ketë një rishikim të çmimeve.

Interesi për celularët iPhone është në rënie në botë. Por edhe kompanitë e tjera të celularëve të zgjuar nuk kanë raportuar të dhëna të mira financiare.

Share: