Pas Edi Ramës që shkoi në qytetin bregdetar të premten, dje Lulzim Basha shkoi në Durrës duke fluturuar si fëmijët pasi pa 30 makina me flamuj të PD.
Në fakt Durrësi është një nga zonat më të nxehta politike. Basha ka zbrazur çdo akuzë ndaj Vangjush Dakos i cili duket një kockë e force elektorale për PD.
Zërat e pakonfirmuar zyrtarisht për mos-rikonfirmimin nga kryeministri të kandidaturës së Vangjush Dakos dhe dalja e disa emrave të rinj ka bërë që Basha të ngjallë shpresat për Durrësin, që duket se është pazxari i tij për të hyrë në zgjedhjet lokale.
Rama vështirë se e fal. Zërat nga korridoret e politikës thonë se Basha kërkon në tavolinë bashkinë e Durrësit si dhe ato që ka tashmë opozita.
Socialistët duket se e kanë refuzuar këtë marrëveshje, por kreu u PD po ecën shpejt me Durrësin.
Ajo që pamë në fundjavë ishte fushatë zgjedhore, shkon Rama menjëherë pas tij Basha, njëri sulmon tjetrin, njeri premton, e tjetri premton e ironizon apo lëshon batuda.
Basha ndërkohë ka tashmë katër emra për Durrësin në tavoilinë dhe pritet që të vendosë ndërmjet tyre.
Gazmend Oketa, ish ministër i PD, më pas themelues i FRD dhe kryetar i saj me Bamir Topin, u tërhoq nga politika disa kohë më parë po u rikthye në fund të vitit të kaluar nga Lulzim Basha si antar i Këshillit Kombëtar të PD, ai është një nga emrat kryesorë në garë për Durrësin.
Me emrin e tij Luli kërkon të luajë gjoja me bashkimin e PD dhe rikthimin e figurave të larguara. Por Oketa nuk duket të jetë në kuotat e dikurshme. Në zgjedhjet e 2015 dhe 2017 ai ka dalë në fushatë krah socialistëve.
Emri i dytë në garë është Igli Cara ish-kreu i PD Dirrës, ish deputetet , aktualisht antar i këshillit kombëtar të PD, njihet si një nga mbështetësit kryesorë të ish-deputetit të ndjerë Sokol Olldashi.
Cara ishte një nga krerët e degëve që u përplas ashpër me Berishën, gjatë zgjedhjeve të brenda PD në Korrik 2013. Ai ka ruajtur një profil politik të fortë kundër qeverisë dhe me Lulzim
Bashën për luftën e tij në PD kundër kritikëve. Levizja për Ringritjen e PD hapat e saj të para i hodhi nga Durrësi.
Ardian Muka është një biznesmen i cili mbështetët nga kreu i deges të PD, Durrës Ferdinand Xhaferraj, njëriu që do rregulloonte cilësinë e diellit dhe rërës në Durrës.
Xhaferaj luan pro Mukës duke mbështetur në fakt një kandidaturë të dalë nga xhepi i Fahri Ballit dhe Genc Pollos.
Muka duket të jetë kandidat klientele.
Oerd Bylykbashi, bashkëkryetari i reformës zgjedhore, një nga emrat kryesorë të opozitës në të gjitha hapat e saj për çështjet ligjore dhe kushtetuese.
Bylykbashi drejtoi degën e PD Durrës, për një periudhe por më pas dha dorëheqjen. Lulzim Basha në pamundësi për të zhvilluar zgjedhje në këtë degë, emëroi Ferdinand Xhaferrajn.
Bylykbashi është një potencial i rëndësishëm për PD dhe një emër kryesor për bashkinë e Durrësit nga opozita.
I fundit, por jo më i parëndësishmi është Agron Duka, pëkundrazi është potenciali më i fortë në
duart e PD, për shkak të faktit se ka disa mijëra vota personale në Durrës majtas e djathtas.
Kreu i PAA, aleat i Lulzim Bashës si cili ngeli jashtë parlamentit në 2017, I vetmi që nuk mundi të hynte nga aleatët.
Duka është një kandidaturë mjaft e rëndësishme jo vetëm për profilin e tij si biznesmen, por edhe si një emër që merr vota përtej uniformes blu të opozitës e bërë me ca pika të kuqe komunistësh nga LSI.
Duka me flamurin e tij të gjelbër është një rrezik i vërtetë për socialistët pas e ka dalë nga gjiri i tyre. Me largimin e mundshëm të Dakos nga rikandidimi,
Agron Duka mund të garantojë një fitore për opozitën në bashkinë e Durrësit.