Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e shoqëruar nga ish- deputeti për qarkun e Gjirokastrës Vangjel Tavo kanë zhvilluar një takim me strukturat në qytetin e Tepelenës.
Kryemadhi është shprehur në takim se zgjedhjet e parakohshme janë afër dhe se motorët elektoralë duhet të ndizën.
Kryetarja e LSI gjithashtu ka përmendur disa nga fenomene sociale të cilat po e dëmtojnë Shqipërinë si emigrimi, papunësia dhe rritja e taksave. Ndërkohë që u zgjodh dhe kryetari i ri i LSI për Tepelenën, ekonomisti Sefer Kanushi.
“Gjendja ekonomike e vendit është e mjerë. Taksat rriten ndërkohë që të ardhurat për familjen shqiptare ulen. Duhet të ndalojmë eksodin e shqiptarëve. Rinia duhet të gjenerojë energji në Shqipëri, jo të marrë rrugët e emigrimit. Duhet të punojmë që shqiptarët ta bëjnë Shqipërinë shtepinë e tyre. Papunësia ka ardhur për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit qeveritar. LSI është partia e fjalës së mbajtur, forcën reale e ka tek njerezit, jo tek emrat e përveçëm”, deklaroi Kryemadhi.