Ministri Gent Cakaj ngre shqetësimin: Shqiptarët po fshihen nga regjistrat e gjendjes civile

Aktualitet Kryesore Politikë

Ministri ne detyre per Evropen dhe Punet e Jashtme, Gent Cakaj propozon unifikim të politikës së jashtme Kosovë-Shqipëri. Teksa ka ngritur shqetesimin se shqiptaret ne Serbi po fshihen nga regjistrat e gjendjes civile dhe kjo sipas tij rrezikon “seriozisht substancën e tyre kombëtare”.

Në Konferencën e përbashkët të përfaqësuesve politikë të shqiptarëve të rajonit me temë: “Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor”, e cila u mbajt sot në Tiranë një theks i veçantë u vendos në unifikimin e politikës së jashtme mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Ministri Cakaj në fjalën e mbajtur prej tij u shpreh se bashkërendimi i plotë dhe ndërlidhja e objektivave në politikën e jashtme të Shqipërisë është e domosdoshme për shqiptarët dhe gjithashtu shumë e dobishme për vetë rajonin.

“Më shumë se vetëm Komision të Përbashkët, pa dyshim, ka nevojë për unifikim të plotë të politikës së jashtme nëpërmes ndërlidhjes së dy Ministrive. Marrëveshja e firmosur në Maj është një pikëfillim i vyer që gjithsesi duhet të plotesohet me masa shtesë e zbatohet me efiçencë të plotë.” theksoi Cakaj në fjalën e tij.

Me tej kreu i diplomacisë shqiptare nënvijëzoi se pozita e shqiptarëve në Serbi mbetet shqetësuese.

“Ata sot janë të nënpërfaqësuar në institucione qëndrore e lokale dhe gjithashtu shqetësuese mbetet edhe praktika e fshirjes së shqiptarëve nga regjistrat e gjendjes civile, praktikë kjo që rrezikon seriozisht substancën e tyre kombëtare.” – u shpreh Cakaj.

Në përfundim të fjalës së tij Cakaj pohoi se shqiptarët si trup i bashkuar dhe partitë politike si entitete të mirë-kordinuara nuk janë vetëm garanci e progresit si komb, por edhe mundësi e Ballkanit të zhvilluar dhe euro-atlantik.

Share: