Kryeministri Edi Rama foli ashpër ndaj prokurorëve e gjykatësit, ndërsa prezantoi masat paketën speciale kundër krimit të organizuar. Rama e konsideroi KÇK një organizatë kriminale, gjykatësish e prokurorësh që janë shërbëtorë, ose edhe tutorë të krimit të organizuar.
“Prokuroria në 87 raste nuk ka vepruar fare ndaj personave të arrestuar si autor veprash penale të rënda. se thuhet qeveria qeveria, Rama Rama, etj … por nëse do të shohim tablonë e sotme qeveria dhe institucionet tona janë në pararojë, dhe nuk luftohet dot krimi e korrupsioni nga një dorë, duhet 3: Pushteti ekzkekutetiv, prokuroria e gjykata.
360 pafajësi për të arrestuar si autor veprash penale të rënda. Pra, e kanë marr vrasësin dhe e kanë nxjerr të pafajshëm me revole dhe ka shkuar kryer vrasje prap. Para pak ditësh një nga eksponentët kryesor të krimit ishte në sallën e gjyqit dhe policia e shtetit kishte marr në mbrojtje një familje të një të penduari, që kishte rënë dakord të bashkëpunonte me shteti, dhe që ky i penduar të ishte në krahun e shtetit. Në seancën e parë, gjykatësi e liron në sallë kriminelin, hyn me pranga dhe del me duar në xhepa. Pak muaj më parë, autori i vrasjes së 4 policëve, pak javë më parë rasti i tjetërsimit të 1.5 mln metra katror, pronë shteti e hipotekuar, a mund ta japësh sikur është e lirë e s ka njeri.” tha Rama ndërsa u ndërpre të komentojë zërat që thonë ‘shpejt u kujtove, politika është katandisur në kloun.
“E ndesh gjithmonjë, por kur e kemi nisur ne luftën për reformën në drejtësi, në 2013, sepse kur thonë shpejt u kujtove, harrojnë që flasim për mekanizma shtetërore, është një shtet që duart i ka të prera, prokurorinë e gjykatën dhe reforma në drejtësi, nuk e di c kanë pritur njerëzit, por nëse nuk e kuptojnë që ajo që po ndoh eshtë e jashtëzakonshme duhet të shpjegojmë që në burg te fut drejtësia, një sistem i tërë dhe policia e shkretë ka marr mbi vete baltë pa fund, ndërkohë që ka kryer më mirë detyrën e vet. po c të bëjë policia kur prokurori se hap fare cështjen penale. Dhe ky sistem nuk bëhet për një muaj duhet durim.
Cfarë po bëjmë sot, e bëjme se ky është momenti për ta bërë, tani janë krijuar kushtet, deri dje oligarkia e sistemit të drejtësisë dominonte cdo gjë e s’merrej njeri me ta, sepse ishin pushtet i pavarur, ndërkohë që sot jemi ne fazën e çmontimit. kush thotë që këta thjesht u pushuan nga puna gabon. Vettingu është për të pastruar sistemin e të vendosen aty njerëzit që do të luftojnë e ata që dalin si të papunë sot, kthehen në të akuzuar nesër. Por e gjithë kjo sot do të quhet propagandë. Na takon ne të bëjmë një hap më tutje me kurajo e vendosmëri dhe vijmë te KÇK.
Është organizatë kriminale, gjykatësish e prokurorësh që janë shërbëtorë, ose edhe tutorë të krimit të organizuar. Një kancer në sistem që me vettingun ka hyr në fazën e vet me agresive. Janë njerëz që e dinë që s kanë asnjë shanc të kalojnë vetingun. Sot nuk e kanë më jetën para, në karrierë, po kohën para vettingut. Motoja e tyre, dhe nuk është fantazi, e kam dëgjuar vërtetë, është : Kap ca të kapësh, e kam dëgjuar nga ata” u shpreh Rama, ndërsa solli sërish në duar rastin e prokurorit të Durrësit Arjan Ndoji.
“Rasti i Durrësit është shumë flagrant. Në një makinë u gjendën bashkë, prokurori e një eksponent krimi, dhe në bagazh dokumentet e vjedhura të prokurorisë ato që për një kohë të gjatë i vendoseshin nga fronit kundër reformës në Drejtësi Donika Prelës.
Cfarë të bëjmë ne në këto kushte, të rrimë të presim vettingun e këtyre? Për shkak se kanë shpatullat e ngrohta ka një paturpësi ekstreme frike e kujdesi
Ca duhet të bëjmë ne kur një kriminel merr peng hipoteken e Vlorës e policia nuk vepron, sepse prokuroria e gjykata nuk vepron.” vijoi më tej Rama,