Pedagogia e cila udhëhoqi protestën e studentëve, ka marrë fjalën sot në protestën e opozitës para Kuvendit.
Teksa mori fjalën para protestuesve të PD dhe LSI, pedagogia lirjana Kuçana foli në emër të studentëve dhe tha se ata do të ngrihen përsëri të protestojnë.
“Unë jam Ilirjana Kuçana, pedagogia e kërcënuar personalisht nga Edi Rama.
Studentët do ngrihen sërish se i mashtrove. Unë jam këtu për t’i thënë Edi Ramës së na mashtrove për paktin për Universitetin.
Dua t’i bëj thirrje të fundit Edi Ramës, të largohet nga parlamenti inkriminuar, nga parlamenti i krimit.”– tha Kuçana.
Ajo doli hapur se është mbështetëse e PD, pasi më parë e mohonte dhe dilte në protestën e studentëve sikur ishte e pavarur, edhe pse në rrjet qarkullonin fotot e saj krah Sali Berishës.