Tensionet në Kamëz, Basha: Rakip Suli hajdut, të shporrim Ramën

Kryesore Politikë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me hyrjen me forcë në Bashkinë e Kamzës të kryebashkiakut të zgjedhur nga 30 qershori, Rakip Suli.

Basha shkruan në “Facebook” se hajduti Rakip Suli me ndihmën e banditit Sali Skurra zaptuan me forcë selinë e Bashkisë Kamëz.

Sipas tij, Suli është hajdut i milionave të shqiptarëve me tendera dhe qira, që i përfitoi kur ishte deputet në konflikt të pastër interesi, duke shtuar se ai duhet të ishte ndjekur penalisht dhe dënuar.

“Hajduti Rakip Suli me ndihmën e banditit Sali Skura dhunuan dhe zaptuan sot me forcë selinë e Bashkisë Kamëz. Për dhunën hajdutërore të dy këta kriminelë do të përgjigjen shpejt para ligjit! Uroj për të mirën e tyre dhe të Hajdutit Psiqik, që ajo ditë të vijë më shpejt se dita e përballjes me zemërimin e popullit!

Rakip Suli ky hajdut i milonave të shqiptarëve me tendera dhe qira që i përfitoi kur ishte deputet në konflikt të pastër interesi, duhet të ishte ndjekur penalisht dhe dënuar. Sali Skura i dosjes 184 që ngrinte postblloqe për të ndaluar votuesit e opozitës duhet të ishte në burg.

Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të sundojnë Shqipërinë. Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare!”, shkruan Basha.

  • foto galeri

 

Share: