Kreu i Hipotekës në Elbasan, Mariglen Disha është liruar nga detyra me firmë të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjionaj për të vijuar me një tjetër post, por kësaj here i transferuar në Tiranë.
Për këtë ka reaguar edhe vetë Mariglen Disha në “Facebook” teksa falënderon qytetarët e Elbasanit për besimin që kishin ndaj punës dhe veprimtarisë së tij.
“Per te gjithe miqte dhe dashamiresit e mi ne qarkun e Elbasanit dhe me gjere! Dua tju falenderoj per bashkepunimin dhe besimin qe me keni dhene gjate gjithe kesaj kohe. Jam perpjekur te sherbej me gjithe forcen dhe mundesite e mia dhe se bashku kemi arritur jo pak suksese. Miq, dua te ndaj ju, se me eshte besuar nje detyre tjeter ne Tirane dhe shpresoj te kem te njejtin sukses si ne Elbasan. Faleminderit per mbeshtetjen Tuaj!”, shkruan Disha.