PD përhap ‘fake news’ për shëndetin e Ramës, reagon Fuga: Opozita s’do mend që është e lodhur e pa vizion, por që të shkonin deri këtu…

Kryesore Politikë

Pas lajmit të rremë të shpërndarë nga ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ku thuhej se Kryeministri Rama ka pësuar para-infarkt dhe nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore ka reaguar edhe Drejtori i komunikimit të Këshillit të Ministrave Endri Fuga.

Me anë të një statusi në Twitter, Fuga është shprehur se opozita e cila nuk ka as vizion asprogram, trillon lajme të tilla. Ironikisht, Fuga e ka mbyllur reagimin e tij: Madje jeni qe jeni, beni nje xhiro neper spitale dhe kontrolloni vet se ju bejne mire ca hapa edhe sot???

Postimi i Endri Fuga, ne TwitterQe opozita eshte e lodhur kjo dihet. Qe nuk kane as vizion e as program per te mundur ER edhe kjo s’do mend per tu kuptuar. 

Por qe do binin aq poshte sa te trillonin lajme si ky i sotmi… 

Megjithese njerezit e deshperuar bejne gjera te deshperuara. Jane bere per te ardhur keq.

Madje jeni qe jeni, beni nje xhiro neper spitale dhe kontrolloni vet se ju bejne mire ca hapa edhe sot??? 

Share: