Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se ai është rus dhe si plas fare pasi kërkon demokraci, liritë e të drejtat themelore.
Në një postim ironizues në Facebook, Manjnai shkruan se si të dojë le t’ia verë emrin kryeministri, ai e ka bërë zgjedhjen tashmë.
“Në qoftë se të kërkosh DEMOKRACI, LIRITË e TË DREJTAT THEMELORE të bëjnë Rus, atëhere unë jam Rus.
As më plas fare!
Më mirë me Demokraci sesa Narko-Klepto-Stabilo-Kakokraci…
Mesa di këto të fundit vijnë nga Rusia, por ska problem.
Si të dojë le tja verë emrin Kryeministri, zgjedhjen e kam të bërë tashmë!”- shkruan Ylli Manjani.