Erion Veliaj: Vandalë të pamëshirshëm, Tirana e refuzoi ekskursionin e dhunës

Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar duke dënuar aktet e protestuesve të opozitës.

Nëpërmjet një postimi i në rrjetet sociale, kryebashkiaku Veliaj denoncon hipokrizinë që sipas tij shfaq PD dhe drejtuesit e saj.

Ai thekson se edhe një herë sot Tirana braktisi dhunën dhe aktet e vandalizmit të institucioneve.

“Pamje mbresëlënëse nga Koordinatori i PD për Trashëgiminë Kulturore! Paradite shkatërron veprën e Florestano di Faustos, pasdite kinse mbron tallashin e Teatrit! Hipokritë e vandalë të pamëshirshëm! Lum Tirana, ju ka bërë dalje me vakt e refuzon çdo herë ekskursionin tuaj të dhunës!”, shkruan Veliaj.

SKANDALI: Momenti kur militantët e PD shpërblejnë personit që kreu aktin e spërkatjes me bojë të Ministrisë së Brendshme

SKANDALI: Momenti kur militantët e PD paguajnë personin që spërkati me bojë muret e Ministrisë së Brendshme (TemA)

Posted by Gazeta TemA on Thursday, March 28, 2019

Share: