“Dështakët mendojnë që je për Victoria’s Secret”, modelja shqiptare i mbyll gojën fanses

Shkencë & jetë

Modelja e njohur Oriola Marashi i ka surprizuar ndjekësit e saj në “Instagram”, teksa ka postuar disa fotografi ku shfaqet shumë seksi dhe provokuese.

oriola1Fotografitë kanë marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku disa e kanë komplimentuar dhe të tjerë që e kritikojnë.

 

Në njërin nga postiemt, një ndjekëse i ka thënë modeles se vetëm dështakët mendojnë se ajo është e denjë për të sfiluar në pasarelat e njohura të ‘Victoria’s Secret’.

oriola2

“Po pres komentin e atyre dështakëve që do të thonë që je për të ‘Victoria’s Secret”, ka shkruar me tallje ndjekësja. Komenti është lexuar nga Oriola, e cila sigurisht nuk e ka pritur aspak mirë.

koment oriola

Si pasojë ajo ka vendosur që t’i përgjigjet ndjekëses duke ia mbyllur gojën asaj: “Po nuk është ai qëllimi im, për të bërë atë duhet të jetosh në Amerikë, un nuk rri dot larg prindërve dhe shoqërisë kshuqë nuk besoj se do largohesha dot nga vendi im, do bëj gjëra të mira në jetë…”.

Share: