Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka denoncuar dhunën, që sipas tij policia ka ushtruar ndaj një shtetasi invaldi që protestonte sot me flamur Kombëtar dhe atë të BE para Kuvendit.
Paloka ka postuar në facebook një foto, ku duket personi që sipas Palokës quhet Gjergj Cuni shihet i ulur në rrugë, ndërsa tërhiqet zvarrë nga policët, ndërsa me ironi shkruan: Ky është armiku i qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
“Zotria ne foto eshte Gjergj Cuni, eshte invalid. Sot me nje dore mbeshtetej ne paterice dhe ne tjetren mbante flamurin kombetar dhe ate te BE.
Vjen ne cdo proteste sepse kjo qeveri i ka hequr dhe pensionin e invaliditetit, buken e gojes. Por per kete qeveri dhe Edvin Ramen ky eshte armiku.
Nuk mund te jete ndryshe . Per nje qeveri qe mbeshtet dhe mbeshtetet tek krimi dhe oligarket “armiku” jane qytetaret qe nuk cojne dot buke ne shtepi tek femijet e tyre. Prandaj nuk duhet te lejojme me qe Rama te terheq zvarre qytetaret. Ka ardhur koha qe qytetaret ta heqin zvarre kete kryeminister bashke me plehrat e tjera rreth tij”, shkruan Paloka.