Është duke u hetuar si vrasje vdekja e modeles, e cila kishte dëshmuar në gjyqin kundër Berlusconit

Shkencë & jetë

Autoritetet italiane kanë njoftuar se po e trajtojnë si vrasje rastin e vdekjes së modeles marokene, Imane Fadil, e cila ishte pjesëmarrëse e rregullt e orgjive që organizoheshin nga ish-kryeministri Silvio Berlusconi.

Ajo vdiq në një spital të Milanos më 1 mars 33 vjeçare, një muaj pasi ishte shtruar nga një çrregullim i stomakut, për të cilin u kishte thënë miqve dhe avokatit të saj se ishte helmuar.

Modelja e ndjerë dëshmoi në vitin 2012 në gjyqin ndaj Berlusconit, i cili u akuzua se kishte paguar prostituta minorene. Fillimisht ish-kryeministri italian u dënua, por më pas u lirua nga akuzat në apel. Më vonë, ai u dënua për evazion fiskal dhe gjykata e detyroi të kryente punë në komunitet.

Share: