Dhimbjet e migrenës, si t’i menaxhojmë

Shkencë & jetë

Migrena është një çrregullim neurologjik kronik që karakterizohet nga atakë episodike të dhimbjes së kokës dhe simptoma të tjera shoqëruese. Dhimbja prej Migrenës është gjithmonë prezente vetëm në njërën anë të kokës (edhe pse ana mund të ndryshojë nga njeri atak në tjetrin).

Dhimbja ndryshon nga e lehtë në shumë të fortë dhe mund të shkaktojë shmangien e aktiviteteve normale të tilla si të shkuarit në punë apo shkollë.
Ata që vuajnë nga migrena shpesh përjetojnë:

  • Nauze – të përziera
  • Fotofobi (ndjeshmëri të lartë nga drita)
  • Fonofobi (ndjeshmëri të lartë nga zhurma)

Dhimbjet e kokës prej migrenës mund të zgjasin nga 4 orë deri në raste ekstreme që zgjasin deri në 3 ditë. Disa persona që vuajnë nga migrena mund të përjetojnë dhe aura. Aura zakonisht ka të bëjë me një kombinim të çrregullimeve vizuale, sensore dhe në disa raste të lëvizjeve. Këto simptoma janë të pakthyeshme dhe ndodhin rreth 1 orë përpara sesa të shfaqet migrena e plotë. Simptomat vizuale mund të përfshijnë të parit e njollave të dritave. Simptomat sensore mund të përfshijnë të ndjerit të pickimeve ose mpirjeve. Problemet me lëvizjen mund të përfshijnë koordinim të reduktuar, marramendje dhe çrregullime në të folur.

Çfarë e shkakton migrenën?

E vërteta është se nuk dihet me saktësi shkaku i Migrenës. Migrena dikur mendohej që të ishte një problem i nxitur prej enëve të gjakut. Por  kjo teori nuk qëndron më. Kërkimet kanë rezultuar që ekzistojnë tre faktorë kryesorë që kontribuojnë në dhimbjen e kokës prej migrenës.

Këto janë:

  • Dhimbje që shkakton struktura në kokë;
  • Dhimbje që shkakton struktura në qafë;
  • Serotonina – lëndë kimike.

Mënyrat e ndryshme të shfaqjes së migrenës dhe dhimbjes së kokës, mund të jenë rezultat i tre faktorëve të mësipërm në proporcione të ndryshme. Kjo bazohet në faktin se tiparet e shfaqura në dhimbje të ndryshme koke mund të mbivendosen dhe është e vështirë që të bëhet një diagnozë vetëm prej këtyre faktorëve. Ata që vuajnë nga
migrena e zakonshme (që është pa aura, për shembull me çrregullime vizuale ose në të folur) dhe dhimbje koke cervikogjenike (nga qafa) kanë simptoma të ngjashme.

Si diagnostikohet migrena?

Migrena diagnostikohet më mirë nga një neurolog që është i specializuar për migrenë. Migrena shpesh nuk diagnostikohet për shkak të fokusit vetëm në njërën nga simptomat. Për të qenë të sigurtë për diagnozën, ju duhet të vini re dy ose më shumë simptoma të përmendura. Është e rëndësishme të mbani mend që jo të gjitha simptomat shoqërojnë Migrenën. Nëse nuk jeni të sigurtë për diagnozën tuaj është e rëndësishme që të flisni me dikë të specializuar dhe që ka eksperiencë me çrregullimet dhe trajtimin e dhimbjeve të kokës.

A ndihmon fizioterapia në trajtimin e dhimbjes prej migrenës?

Dhimbjet e kokës prej Migrenës mund të shkaktojnë një problem të rëndë dhe gjendje pamundësie për të vepruar. Fatkeqësisht, “kurat” janë zakonisht të papërcaktueshme dhe të ndryshme.

Atëherë, si ndihmon fizioterapia në trajtimin e dhimbjes së kokës prej Migrenës?

Përgjigja varet nga personi që vuan nga dhimbja e kokës, pasi ka një diapazon të gjerë simptomash prezentë tek personat që vuajnë nga Migrena. Medikamentet ndikojnë në sistemin nervor qendror në përpjekje për të adresuar çrregullimin, ndërsa fizioterpia kryesisht trajton muskujt dhe vertebrat në sistemin periferik. Kjo do të thotë se reagimi i personit që vuan nga Migrena ndaj fizioterapisë do të varet nga shkalla me te cilën muskujt dhe vertebrat janë të përfshira në dhimbjen e kokës së shkaktuar.

Edhe pse trajtimi me anë të fizioterapisë në rastin e dhimbjeve të migrenës mund të jetë i kufizuar, personat që vuajnë nga migrena mund të përfitojnë nga trajtimi me anë të fizioterapisë. Muskujt e kokës, qafës ose të pjesës së sipërme të kurrizit mund të pësojnë ndryshime në tonus dhe mund të ketë çrregullime cervikale ndërmjet episodeve të migrenës. Kjo gjë mund të adresohet nëpërmjet fizioterapisë duke përdorur terapinë manuale, ushtrime specifike, edukim dhe mënyra për të reduktuar frekuencën e atakëve dhe kohëzgjatjen apo intensitetin e një ataku migrene. Terapia me anë të masazhit, relaksimi dhe manipulimet spinale mund të jenë efecientë në trajtimin profilaktik të Migrenës. Ata që vuajnë nga Migrena mund të përfitojnë gjithashtu prej fizioterapisë për trajtimin e çrregullimeve vestibulare që lidhen me migrenën (nëse Migrena shoqërohet ose shkaktohet prej Vertigos). Trajtimi multi-disiplinor duhet të konsiderohet në mënyrë që të koordinohet kujdesi për të përmirësuar probabilitetin e një suksesi afatgjatë në trajtimin e migrenës.

Share: