Cilët janë shkaktarët më të shpeshtë të sëmundjeve të stomakut?

Shkencë & jetë

Gastropathy është një term i përgjithshëm që përdoret për sëmundjet e stomakut. Shumë sëmundje të stomakut janë të lidhura me infeksionin. Historikisht është besuar gjerësisht se ambienti shumë acid i stomakut e bën atë rezistent ndaj infeksioneve të ndryshme. Megjithatë një numër i madh studimesh kanë treguar se në shumicën e rasteve me gastrit, ulcera të stomakut apo kancer të tij, janë të shkaktuara nga infeksioni i mikrob it Helicobacter pylori.

Ky mikrob arrin të mbijetojë nëpërmjet sekretimit të enzimave (ureaza) që neutralizojnë acidin klorhidrik të stomakut. Ka edhe shumë çrregullime apo sëmundje kronike që ndikojnë në funksionin e stomakut. Por, simptomat tipike që lidhen me çrregullimet e stomakut përfshijnë të përziera, të vjella, dhimbje barku, rrjedhje gjaku (me të vjella ose jashtëqitje) dhe dhimbje.

Share: