NASA publikon tri modelet kryesore për një shtëpi në Mars

Shkencë & jetë

NASA hodhi një tjetër hap drejt shndërrimit të jetesës ndërplanetare në realitet, pasi zgjodhi 3 finalistët kryesorë mes ekipeve që konkurronin se kush do të krijonte banesat më të përshtatshme për në Hënë, në Mars, e ndoshta edhe përtej.

Agjencia amerikane e Hapësirës e nisi këtë sfidë në vitin 2015, ndërkohë që secili prej modeleve të prezantuara është vlerësuar si në aspektin arkitekturor, ashtu në atë estetik e për qëndrueshmërinë e strukturës, por edhe tipare të tjera.

Një ekip nga Nju Jorku fitoi vendin e parë për strukturën e tij unike të spërdredhur, e cila vjen me disa vrima të vogla që lejojnë hyrjen e dritës natyrale. Ndërsa rivalët e tyre, pretendojnë se strukturat modulare që ata kanë krijuar mund të printohen edhe nga një sondë autonome.

Ndërsa grupi i tretë finalist ishte një grup inxhinierësh dhe artistësh që prezantuan një dizajn të përbërë nga 4 hapësira të dallueshme, përfshirë një që shërben për të rritur bimë. Tre grupet finalsite ndanë mes tyre një çmim prej 100 mijë dollarësh. Ndërsa në raundin e ardhshëm, në muajin maj, finalistët do të printojnë modele 3D të dizajneve të tyre, ndërsa konkurrojne për çmimin e madh prej 800 mijë dollarësh.

 

 

Share: